| Per ty |
|
|
|
|
Elbasan! Aty ku dhimbja, malli, dashuria, Pikëtakohen, Refrenin e jetës për të nisur Aty ku dy sy të qeshur Modelojnë ëndërra, dëshira Aty ku dy duar mbetën duke qëndisur, Bukurinë përrallore që ka natyra. Kohën ke humbur shëtitoreve Muajt, vitet të kanë shkarë Gjuha ngatërruar auditoreve Tani shqipja të duket “e vrarë”. Shkon takon Kristoforidhin Abetaren për t’ia parë Dhe s’di ku t’a zësh fillin Lotë nga sytë të kanë shkarë. Ngre sytë vëzhgon dhe s’ngopesh Ndërtime të reja anembanë Pastaj duket se qetësohesh Kur dhjetra miq të vijnë pranë. Një këngë e moçme dëgjohet Në heshtje dirigjon kumurinë, bilbilin Një tingull violine vjen e largohet Je ndodhur pranë Myzyrit. Elbasan! Aty ku mijëra vetë turren Të këpusin Karakaften, Lulen e rradhë Aty ku zemrat kënaqen Vetëm duke parë. |









